Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me dy vite burg, ish-kryebashkiakun e Himarës, Horgo Goro.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu gjykata i ka hequr të drejtën për të mbajtur funksione publike për pesë vite.
Dënim me 1 vit e 6 muaj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie.