Edi rama4 1 1024x682

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të premte, 26 shtator, me kryeparlamentarin Niko Peleshi si dhe kreret e komisioneve të Partisë Socialiste që pritet të nisin punën javën e ardhshme.

Raportohet se takimi mes kreut të qeverisë dhe Peleshit ka pak minuta që ka mbaruar.

Kreu i qeverisë ka thirrur në këtë takim kryeparlamentarin Niko Peleshin por edhe të gjithë krerët e Komisioneve Parlamentare që do të Drejtohen nga PS. 7 Komisione të cilat do të kenë prioritet një sërë çështjesh, që në fakt disa prej tyre i ka paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, duke filluar nga Reforma Zgjedhore, si një nevojë urgjente por edhe për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.”. Një tjetër çështje që është adresuar është edhe ndryshimi ka të bëjë me ligjin për Kuvendin e Shqipërisë, që mungon dhe që për kryeministrin Rama kjo është e papranueshme, siç e ka deklaruar ai publikisht.

Ky zhvillim vjen disa ditë përpara të mbahet Konferenca e Kryetarëve (të hënën) ku do të diskutohet programi i punës së Parlamentit që i hap rrugë dhe nisjes së punës në komisionet.

Komisionet e Përhershme Parlamentare të drejtuara nga PS:

-Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

-Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

-Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

-Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

-Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

-Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

-Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

-Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights