2023 do të nisë me një shi meteorësh, që sipas NASA-s, është “një prej më të bukurëve” në kalendarin astronomik.
Çdo vit, shiu i meteorëve Quadrantide arrin kulmin në ditët e para të Janarit duke ‘pikturuar’ një peizazh qiellor për shikuesit.
Sipas “Metro”, në një natë të kthjellët çdo orë mund të shihen deri në 100 meteorë që përshkojnë qiellin
.
Quadrantidet mund të shihen më së shumti nga ata që jetojnë në hemisferën veriore. Edhe pse nuk është aq i famshëm sa shiu Perseid apo Orionid, është një spektakël i mrekullueshëm për t’u parë në mbrëmjet e ftohta.
NASAa sqaron se veçantia e Quadrantideve është kulmi i saj, i cili zgjat më pak se shirat e tjerë të meteorëve.
“Pjesa më e madhe e shirave të meteorëve kanë një kulm dy-ditor që do të thotë se ka më shumë gjasa të shohësh meteorët që bien.
Kulmi i Quadrantideve zgjat më pak, vetëm disa orë”, shkroi agjencia hapësinore në postimin e saj.
Këtë vit, shiu i Quadrantideve nis në natën e 3 Janarit.
Orët kur mund të shihen më shumë meteorë janë rreth mesnatës së 3 Janarit e deri në agimin e datës 4.
https://twitter.com/UKMeteorNetwork/status/1608424827727273990?s=20&t=ZHuLQSxfBYu9r03XkO-9dw