640 0 1739872383xedi ramajpg 810

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy” me zgjedhjet e 11 majit ku ju bëri thirrje diasporës të regjistrohen për të hedhur votën e tyre.  Rama u shpreh se 11 maji është historik jo vetëm për emigrantët që do të mund të votojnë pa ardhur në Shqipëri por është vendimtar edhe për procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas tij, Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt BE, ndërsa nuk kanë munguar ironitë për opozitën ku tha se në vend “zien kazani me ujin e kënetës dhe bufin plak”.

Kreu i qeverisë u pyet nga komentuesit për shtyrjen e dhënies së bonusit të pensionistëve.  Ai tha se bonusi është depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë.  Ai u shpreh se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste, ndërsa shtoi se nëse SHBA do të kishte sjellë SPAK-un, tani që u tërhoq do ta kishte marrë me vete.

Më tej deklaroi se ka plot gjëra që nuk shkojnë me SPAK, pasi sipas tij është institucion i ri. • Po ashtu tha se ndonëse SPAK ka krijuar pavarësinë nuk mund të mund të pranohet që të shkelen të drejtat e njerëzve dhe paraburgimi të bëhet normë brenda pa gjyq.

Rama deklaroi sërish është kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe kjo lëvizje sipas tij është e panevojshme për të vazhduar hetimet.  Ai tha se në Prokurorinë e Posaçme ndodh diçka e paligjshme, sipas tij, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht.

Një prej komenteve, të cilëve Rama iu përgjigj, ishte për ripostimin e një fotoje me kryeministrin nga Alex Soros, në një kohë që vetë Rama i ka fshirë fotot me të. • Kreu i qeverisë tha se nuk i interesonin historitë që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë, por shtoi se siç ka mik Alex Sorosin dhe të atin e tij, ka miq dhe kundërshtarët e tyre.

Kreu i qeverisë ka komentuar sot dhe deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berishës për shkrirjen e SPAK.  Duke ironizuar, Rama tha se Berisha “do të shkrijë Noc Rrokun”, ndërsa u shpreh se PS kërkon nga ana tjetër vetëm drejtësi të pavarur.

Ndërsa iu drejtua ndjekësve, Rama tha se opozita ka imponuar te njerëzit fjalën “vjedhje” dhe sikur në këtë vend nuk bëhet gjë tjetër veçse vidhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights