Bejrut 3

Një sulm masiv izraelit ka rrafshuar një ndërtesë banimi në qendër të kryeqytetit libanez Bejrut. Të paktën 11 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit. Ndërtesa tetë-katëshe u shkatërrua plotësisht pa paralajmërim nga pesë raketa në lagjen Basta me popullsi të dendur të kryeqytetit. Shpërthimet tronditën qytetin pas sulmit izraelit, i cili ndodhi rreth orës 04:00 me kohën lokale (02:00 GMT) të shtunën. Shkalla e sulmit ajror të së shtunës dhe fakti që ndodhi pa paralajmërim tregojnë se një figurë e lartë e Hezbollahut mund të ketë qenë objektivi, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim as nga grupi i armatosur dhe as nga ushtria izraelite. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa puna për heqjen e rrënojave në vend vazhdon. Ministria e shëndetësisë tha se testet e ADN-së do të përdoren për të identifikuar viktimat. Sulmi është sulmi i katërt i Izraelit këtë javë në qendër të Bejrutit. Në muajt e fundit, sulmet izraelite kanë vrarë disa anëtarë të lartë të Hezbollahut në Bejrut, duke përfshirë liderin e grupit Hassan Nasrallah. Forcat e mbrojtjes se Izraelit filluan një ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në shtator, duke kryer sulme ajrore dhe gjithashtu duke dërguar trupa në Libanin jugor. Armiqësitë u përshkallëzuan pasi Hezbollahu i mbështetur nga Irani lëshoi raketa të përsëritura në Izrael në solidaritet me Hamasin, grupin palestinez që kreu sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor. Qëllimi i deklaruar i Izraelit në luftën e tij kundër Hezbollahut është të lejojë kthimin e rreth 60,000 banorëve të cilët janë zhvendosur nga komunitetet në Izraelin verior për shkak të sulmeve të grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights