640 0 cd85fcb833b471b86cdbfcba8c263e59

Qeveria izraelite do ta miratojë këtë të Premte, marrëveshjes e armëpushimit me Hamasin që hyn në fuqi të Dielën.

Kabineti i Benjamin Netanjahut kishte planifikuar ta aprovonte që të Enjten, planin për të cilin u ra dakord me Hamasin në Doha falë ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, por mbledhja e qeverisë u shty. Siç njoftoi zyra e Netanjahut, Hamasi kishte kërkuar që në listën e të burgosurve palestinezë që do të shkëmbehen me pengjet izraelitë duhej të përfshiheshin edhe disa përfaqësues të lartë të organizatës palestineze.

Megjithatë, këtë të Premte pa dhënë detaje, zyra kryeministrit izraelit njoftoi se marrëveshja është gati për miratim dhe se ishte hartuar mbi bazën e lirimit të të gjithë pengjeve që ranë në duart e Hamasit në 7 Tetor 2023.

Ky plan nuk u ka pëlqyer radikalëve të djathtë, aleatë në qeveri. Ata kërkojnë vazhdimin e luftës deri në zhdukjen e plotë të Hamasit. Mbështetësit e tyre protestuan duke bllokuar autostradat në Jeruzalem. Ndërsa Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir paralajmëroi dorëheqje, por jo nisma për rrëzimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights