Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë.

Sipas Policisë droga ishte e llojeve të ndryshme e ndarë në hashash, marijuanë dhe kokainë.

Ai u arrestua në flangrancë ndërkohë që Policia gjeti dhe drogën e fshehur.

Ka qenë qeni i Policisë ai që ka marrë “në qafë” shqiptarin.

Në momentin që qeni anti-drogë i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij.

 

Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes.

Sipas autoriteteve shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights