Screenshot 1 2 1024x573

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bolonja të Italisë, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën dje pasdite, pasi ka rënë nga çatia e një pallati tetëkatësh në rrugën Via Piave, ndërsa po luante me shokët e tij.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Louis Pisha dhe pesë shokët e tij ishin ngjitur në çati për të bërë foto, kur befas 12-vjeçari shqiptar ra mbi një dritare transparente plastike, e cila u thye papritur. Ai ka mbetur i varur për pak çaste dhe miqtë i shkuan në ndihmë.

Përpjekjet e shokëve për ta mbajtur nuk mjaftuan dhe Louisi rrëshqiti poshtë, duke rënë nga tetë katet e pallatit. Ndihma e shpejtë e emergjencës dhe spitalit nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij, pasi traumat ishin shumë të rënda.

Policia ka marrë në pyetje shokët dhe po hetojnë ngjarjen.

Prindërit e Louis, me origjinë shqiptare, qëndruan të shokuar poshtë pallatit pas marrjes së lajmit.

Kryebashkiaku i Bolonjas, Matteo Lepore, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen: “Marrim me dhimbje lajmin për ndarjen tragjike të një djali 12-vjeçar. Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe shokëve. Si Bashki, jemi në dispozicion për çdo nevojë.”

Tragjedia e Louis Pisha ngjason me një tjetër ngjarje 16 vjet më parë, kur një djalë 13-vjeçar ra nga çatia e shkollës së mesme në Zola Predosa, gjithashtu përmes një dritareje të thyer.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights