Screenshot 2026 01 10 at 08.58.20 696x501

Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë i shkallës Rihter u regjistrua sot në mëngjes në det, pranë bregdetit jugor të Italisë, njoftuan autoritetet.

Sipas mbrojtjes civile dhe shërbimit zjarrfikës, nuk ka pasur raportime për të lënduar, dëme materiale apo kërkesa për ndihmë.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 20 kilometra larg bregut jugor të rajonit të Kalabrisë.

Sipas medieve, lëkundjet u ndjenë në skajin jugor të gadishullit italian si dhe në ishullin mesdhetar të Sicilisë.

Agjencia e mbrojtjes civile njoftoi se kreu verifikime në terren pas tërmetit dhe informoi autoritetet lokale, në mënyrë që ato të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights