Phaedra pompeii e1729844340261 503x450

Gërmimi arkeologjik në Pompei ka nxjerrë në dritë një ndërtesë të dekoruar shumë, por jashtëzakonisht të vogël me piktura murale të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Ajo u emërua “Shtëpia e Fedrës”, sipas mbretëreshës mitologjike të Athinës e cila është paraqitur në një afresk.

Siç nënvizohet në një deklaratë nga menaxheri i parkut arkeologjik të Pompeit, ky zbulim hedh dritë edhe mbi ndryshimin e stilit arkitektonik gjatë shekullit të 1 pas Krishtit. Ndryshe nga ndërtesat e tjera në zonën arkeologjike, ajo nuk u ndërtua rreth atriumit tradicional romak – një zonë e hapur me një cisternë për mbledhjen e ujit të shiut.

Pavarësisht përmasave të vogla, shtëpia e veçantë “bën përshtypje për shkak të nivelit të lartë të afreskeve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se ato janë të ngjashme me shtëpitë shumë më të mëdha dhe luksoze që janë gjetur aty pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights