542141858 1374272168032854 7423640017025990044 n 696x522

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) miratoi sot tavanet buxhetore për projektbuxhetin afatmesëm të viteve 2026-2028.

Tavani buxhetor përcakton shumën maksimale që ISSH mund të shpenzojë për pensione dhe sigurime shoqërore në një vit.

Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, theksoi se diskutimet u zhvilluan në funksion të përmbushjes së misionit të institucionit dhe zbatimit të politikave të qeverisë në këtë sektor.

Sipas Hados, tavanet buxhetore për vitin 2026 janë përcaktuar në 204 miliardë lekë, ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i parashikuar për vitin 2025, duke reflektuar nevojën për një mbështetje më të madhe të skemave të sigurimeve shoqërore dhe përballimin e kërkesave në rritje për pensionet.

Gjatë mbledhjes, Këshilli analizoi treguesit e projektbuxhetit dhe diskutoi objektivat strategjikë të Institutit në fushën e sigurimeve shoqërore, me fokus të veçantë te pensionet.

Ky vendim synon të sigurojë që Instituti të përmbushë detyrimet ndaj pensionistëve dhe të menaxhojë burimet financiare në mënyrë të qëndrueshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights