Një
person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57 vjecarit
Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në
vendngjarje, në lagjen “Guerrilë” aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete
57-vjecari Ismet Çekorja.
Një person
me motorr, me skafandë në kokë, është autori i atentatit ndaj 57-vjeçarit Ismet
Çekorja.
Kjo është
ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë
aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari Ismet Çekorja.
Ne vazhdën e
hetimeve, një natë më parë në Shkodër, RENEA ushtroi kontrolle ne qytet, ku
janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Ardhja e tyre u bë me
kërkesë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ekspertët e
policisë po hetojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për të krijuar një
ide nga ka ardhur autori, por kanë rezultuar se një pjese e këtyre kamerave nuk
funksiononin.
57-vjeçari
ndodhej afër banesës së tij kur u qëlluar të premten nga një person ende i
paidentifikuar duke e lënë të vdekur.
Pastaj
autori është larguar me shpejtësi nga zona.
Ismet
Çekorja u bë i njohur pak ditë më parë kur doli në një konferencë për mediat në
Shkodër dhe shfajësoi djalin e tij. Por 57 vjeçari duket se e priste një sulm
ndaj tij, kur tha se nuk kishte frikë as nga bandat e veshura me pushtet.
57- vjeçari
është babai i Bajram Çekorjes, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj
shtetasit Alban Bruçi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.
Ndaj këtij
të fundit u qëllua 19 herë me arme zjarri por arriti të shpëtonte për mrekulli.
Të nesërmen policia shpalli në kërkim si autorë të dyshuar Bajram Çekoren dhe
Tornato Fushën.
Ismet
Çekorja, asokohe, akuzoi policinë se për çdo ngjarje kriminale që ndodh në
Shkodër, fajësohet i biri i tij, madje vendosi në dispozicion edhe disa pamje
kamerash sigurie për të cilat pretendonte se djali ishte i pafajshëm.
Tashmë
mbetet e paqartë nëse vrasja e Ismet
Çekores ka lidhje me ngjarjen e fundit apo ka të bëjë me konflikte të tjera të
mëparshme të familjes Çekorja.