Një 26-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga
mëngjesin sotëm në kryeqytet, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal
droge që vepron në Itali.


Sipas policisë,
shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar
Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Arman Alla, 26 vjeç, banues në
Tiranë.

Ky shtetas ishte
shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e
datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën
penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”,
parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 Interpol Tirana,
në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij
shtetasi drejt Italisë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights