Pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku u vra me armë zjarri, 51-vjeçari, Petrit Vukansi.
Mësohet se autori ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe më pas e ka qëlluar për vdekje këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” në rrethana ende të paqarta. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).
Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë përdorur një silenciator.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.