640 0 1716201020xveliaj tushe molla qato 713

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e njohur si “5D”, ku të pandehur janë shtatë ish-zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës. Në mesin e të akuzuarve janë ish-drejtori i “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” (UKT), Redi Molla, dhe ish-drejtori i Departamentit Mbështetës në UKT, Mariglen Qato, të cilët do të përballen me akuzat për korrupsion pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Ndërkaq, pesë ish-zyrtarë të tjerë, përfshirë Taulant Tushen, Nestor Muhametllarin, Albano Jankun, Julian Zanajn dhe Enton Punavian, do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas hetimeve të SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato, gjatë kohës që mbulonin funksionet e tyre në UKT, kanë shpallur fituese kompaninë “5D Konstruksion” në 11 tendera nga viti 2016 deri në 2020. Rezulton se kjo kompani ishte në pronësi fiktive të tre personave, ndërsa në të vërtetë zotërohej nga vetë Molla dhe Qato, të cilët kishin marrëdhënie shoqërore dhe miqësore me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, pesë të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë favorizuar këtë kompani duke manipuluar procedurat e tenderimit, duke siguruar që “5D Konstruksion” të shpallej fituese në garë. Procesi gjyqësor pritet të hedhë dritë mbi skemën e pretenduar korruptive dhe përfshirjen e ish-zyrtarëve në këtë aferë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights