Ish-Prokurori i Durrësit, njëkohësisht dhe deputeti i këtij qarku për Partinë Demokratike dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Arjan Ndoj, është paraqitur mëngjesin e sotëm (27 qershor) në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiuzar, ka mbyllur në maj dosjen në ngarkim të gjashtë personave, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2019.
Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku. Ndërsa Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rumi i Shijakut” mbetën të plagosur.