Ish-presidenti
rus dhe aleati i Putinit Dmitry Medvedev ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj
se po përpiqen të provokojnë shpërbërjen e vendit dhe paralajmëroi se përpjekje
të tilla mund të çojnë në fundin e botës.
Ai paralajmëroi Perëndimin se
një përpjekje për ta shtyrë Rusinë drejt kolapsit do të përbënte një “lojë
shahu me vdekjen”.
Ai pretendoi se
disa në Perëndim do të donin të “përfitonin nga konflikti ushtarak në Ukrainë
për ta shtyrë vendin tonë drejt një kthese të re shpërbërjeje, të bënin
gjithçka për të paralizuar institucionet shtetërore të Rusisë dhe për t’i hequr
vendit kontrollet efikase, siç ndodhi në 1991”.
https://www.facebook.com/blueledED/