Fatos nano 1024x576

Ish-kryeministri Fatos Nano raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga spitali Hygea, ku ai ndodhet i shtruar prej të paktën 10 ditësh, bëjnë të ditur se Nano ka pësuar trombozë në mushkëri.

Ai ndodhet në reanimacion, nën monitorimin e mjekëve.

Prej vitesh, Fatos Nano, 73-vjeç, vuan nga insuficienca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërive për të funksionuar normalisht.

Përgjatë viteve të fundit, ai ka shfaqur probleme të vazhdueshme, duke u detyruar të kurohej në spital.

Në gusht të vitit 2023, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u intubua dhe qëndroi në spital për gati një muaj.

Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme dhe u largua nga pushteti dhe drejtimi i Partisë Socialiste në vitin 2005.

Ai ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Kryeministri Edi Rama e nderoi atë me “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij në drejtimin e vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights