640 0 img 8743 1764319862 sd

Ish-deputeti Edmond Spaho ka kritikuar deputetin e PD-së, Flamur Noka pas përplasjes së tij me anëtaren e Kryesisë në Kamëz.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spaho shprehet me ironi se anëtarësia nuk duhet të mendojë, por duhet të zbatojë çfarë thotë Flamuri.

Ai e krahason ngjarjen me kohën e Punës së Partisë (PPSH), kur të përjashton për shkelje të Partisë dhe syrgjynoseshe.

Reagimi:

E perjashtoi Flamuri nga kryesia zonjen Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari per mosrespektimin e primareve.

E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.

Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe.

Ngjashem me kohen e Lulzim Bashes qe perjashtoi 5 deputete, midis te cileve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha.

Sot te perjashton Flamuri i Foltores. Njelloj sikurse te perjashton edhe Rama nga partia e tij.
Fole po deshe. Jetojme ne demokraci.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights