Image 524

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar më herët kërkesën e tij, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet ndaj tij u mbyllën në korrik të këtij viti, ndërsa Çyrbja u vu në pranga vitin e shkuar.

Përveç tij, për gjykim janë dërguar edhe dy të pandehurit e tjerë Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Zyrtarisht ndaj Çyrbjes rëndojnë pesë vepra penale: ai ka dy akuza për “Tregim të sekretit shtetëror”, dy akuza për “Përkrahje e autorit të krimit” si dhe një akuzë për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Treshja akuzohet se kanë shpërndarë të dhëna sekrete nga sistemi TIMS dhe kanë dekonspiruar Policinë e Shtetit te persona të shpallur në kërkim, përmes platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix”.

Bisedat e enkriptuara kanë zbuluar se Jurgis Çyrbja, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale. Ndërsa Hajri, ka pranuar favoret e ofruara prej deputetit, në këmbim të votimit në favor të tij, si dhe angazhimit për t’i siguar vota.

Gjatë hetimit janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021, të zbulimit të informacioneve të përcaktuara me ligj si “sekret shtetëror”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights