Panairi Ndërkombëtar i Tiranës organizuar nga Klik Ekspo Group, në edicionin e tij të 28-të shoqërohet me entuziazmin e ringritjes prej vështirësive të krijuara nga pandemia dhe kriza e luftës në Ukrainë, në krijimin e oportuniteteve të reja për investime në sektorë të ndryshëm. Grupi i investitorëve italianë shprehet entuziastë për zgjerimin e bizneseve në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe përmes Panairi të Klik Ekspo Group, synojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregun shqiptar në fushën e sigurisë kibernetike apo digjitale”, kështu u shpreh Enrico Picano, Drejtues i Konsulencës për Sigurinë Kibernetike.
“Eshtë hera e parë që vijmë në Panairin e Klikut dhe vëmë re se ka një interes të latë të vizitorëve.
Kompania jonë operon në fushën e sigurisë digjitale.
Me qendër në Romë dhe eksperincë të gjatë në fushën e sigurisë, kompania operon në të gjithë Italinë dhe vendet e tjera të rajonit dhe Europës”, tha Picano.
Ndërsa Mariano Barresi, Menaxher Marketing ESC2, Vantea Smart Group vuri në dukje, rëndësinë prioritare që ka marrë siguria kiberneteve në kushtet e zhvillimit.
“Në kohën e sotme kur përhapia digjitale po zhvillohet me shpejtësi, siguria dhe marrja e masave për mbrojtje bëhet akoma më emergjente.
Kompani mbron kompiuterat nga haketimi dhe ofron asistencë për mbrojtjen e rrjeteve kompiuterike në institucione ose biznese të ndryshme”, theksoi Barresi, teksa u shpreh i gatshëm për të hyrë në tregun shqiptar, duke ofruat kualitet dhe cilësi në fushën e sigurimit kibernetik .
Andrea Ricotta, investitor Italian, tha se “këtë vit kemi zgjedhur të promovojmë në Panairin më të madh që zhvillohet në Tiranë, në Shqipëri, disa produkte te gatshme të cilat mjafton të futen në mikroval dhe për pak minuta janë të gatshme për tu konsumuar”.
Nën logon produkte të ekselencës italiane, kompania sjell mbi 60 lloje të makaronave, të përgatituara me arsotimente të ndryshme djath, peshk, proshutë, salcë etj, të cilat i vijnë konsumatorit thuajse të gatshme dhe konsumohen menjëherë pas 2 deri 3 minutash të ngrohuara në mikrovalë.
“Këto produkte i kemi sjell në Panairin e Klikut dhe vizitorët po i shijojnë e degustojnë me shumë dëshirë.
Makaronat e gatshme Italiane, vijnë të paketuara, janë rezistente në frigorifer dhe shërbehen si ushqim i shpejtë i shëndetshëm, i testuar nga BE, për të gjitha moshat e konsumatorëve”, tha Ricotta.
Ndërsa investitorët të tjerë italianë u shprehen të kënaqur nga Klik Ekspo Group, dhe organizimin e këtij panairi që krijon klimën e duhur për investimeve të huaja në Shqipëri.