Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla inspektoi sot projektet infrastrukturore në këtë qytet.

Bashkë me kryetarin e Bashkisë Armando Subashi, Balla ka inspektuar rrugën ‘Kujtim Majaci’ në lagjen “16 Prilli”, ku brenda kësaj jave përfundon totalisht shtrimi me asfalt dhe sinjalistika përkatëse.

foto galeri

“Lagjia “16 Prilli”, tashmë është kthyer në një zonë të urbanizuar ashtu siç e meritojnë qytetarët e Fierit. 

foto galeri

Nesër përfundojmë me shtrimin dhe më pas vijojmë me sinjalistikën përkatëse dhe brenda kësaj jave kjo rrugë përfundon totalisht duke marrë një tjetër pamje. 

foto galeri

E rëndësishme të përmendet që kjo rrugë do të devijojë edhe trafikun”.

foto galeri

Balla gjithashtu theksoi se edhe ndërtesat e braktisura buzë rruge duhet të shemben pasi përbëjnë rrezik edhe për banorët e zonës.

foto galeri

“Ndërtesat e brakstisura buzë rrugëve duhet të shemben sepse janë burim rreziku për qytetarët, por e rëndësishme është që të shihet edhe statusi i tyre juridik me qëllim investimi. 

foto galeri

Ashtu siç tha edhe kryeministri në Pogradec na duhet të krijojmë sa më shumë hapësira në çdo bllok pallatesh apo lagjesh për sportet”, deklaroi Balla.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights