Image 22 1024x683

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me dije se është nënshkruar një marrëveshje me OSHEE-në dhe BERZH-in. Kjo e fundit, për financimin e ndërtimit të nënstacionit të ri në qendër të Tiranës.

“Ky projekt energjetik 110/20kV është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet në nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen. Me një investim prej 22.5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, shkruan ministri, krahas fotove.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights