Pd1 511x450

Internacionalja e Qendrës së Djathtë, organizata më e madhe politike e se djathtes, e cila grupon 108 parti të qendrës dhe qendrës së djathtë në Kamboxhia, ka miratuar një rezolutë të fuqishme për situatën në Shqipëri, duke dënuar qeverinë e Edi Ramës për lidhjet me krimin e organizuar, korrupsionin dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Rezoluta është një mbështetje e fortë për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, duke theksuar arrestimin dhe dhunimin e liderëve të opozitës, përfshirë Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetin e PD dhe n/kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianjin dhe kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në këtë rezolutë, denohet gjithashtu lidhja e qeverisë shqiptare me mafien dhe krimin ndërkombëtar, përfshirë organizatat kriminale të Amerikës Latine. PD ka paraqitur këtë rezolutë, duke e shpallur atë si një dënim ndërkombëtar të regjimit të udhëhequr nga Edi Rama dhe si një hap të rëndësishëm për të nxjerrë në pah situatën dramatike të sistemit të drejtësisë dhe korrupsionin në Shqipëri.

Deputetja Albana Vokshi, përfaqësuese e PD-së, ka ilustruar me fakte dhe detaje kontekstin e narkoshtetit shqiptar, duke shkaktuar duarokitje dhe mbështetje të fortë nga përfaqësues të tjerë të Internacionales. Kjo mbështetje ndërkombëtare vjen si një përkrahje për opozitën shqiptare dhe angazhimin e saj për ndryshimin e situatës politike dhe shoqërore në vend.

Përfaqësues të PD-së Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi janë vlerësuar për punën e palodhur në këtë drejtim, ndërsa Internacionalja e Qendrës së Djathtë ka shprehur mirënjohje për angazhimin në luftën kundër regjimit të Edi Ramës.

 

Internacionalja Qendrës së Djathtë është një organizatë politike ndërkombëtare e qendrës, e frymëzuar nga vlerat e demokracisë kristiane. Deri në vitin 2001, ajo njihej si Internacionalja Demokrate Kristiane (CDI); para vitit 1999, ajo quhej Internacionalja e Partive Popullore dhe Demokristiane. Ky emër i mëparshëm ende përdoret ndonjëherë në mënyrë joformale.

 

CDI qëndron fuqimisht për respektimin e shtetit të së drejtës dhe integritetin institucional si shtylla kurrizore e shoqërive demokratike. Nën qeverisjen socialiste 12-vjeçare në Shqipëri, të gjitha pushtetet janë përqendruar në duart e një personi dhe zgjedhjet periodike janë thjesht një fasadë. E ngjashme me situatat në Bjellorusi dhe Tunizi, udhëheqësit e opozitës, anëtarët e parlamentit dhe qeverisja lokale nga opozita përballen me ndjekje politike dhe burgim, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe përpjekje për jetën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights