if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Asllani inter 1024x680

Aventura e Kristjan Asllanit te Interi mund të quhet e mbyllur. Mesfushori shqiptar nuk është në planet e zikaltërve për projektin e ri të nisur me trajnerin Kivu.

Fati i kuqeziut është lidhur ngushtë edhe me qëndrimin e Çalhanoglu në skuadër, duke bërë që numri 21 të mos ketë shumë hapësira për të luajtur.

Kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv, Piero Ausilio, i cili e ka informuar futbollistin se duhet të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

“I kemi thënë Asllanit që, pas tre vjetëve te Interi, vendimi më i drejtë është që të shkojë në një klub tjetër ku mund të luajë rregullisht.”

Bologna dhe Fiorentina janë interesuar për Asllanin, që mund të përfshihet edhe në negociatat për Lookman të Atalantës.

Te klubi zikaltër janë zemëruar me faktin se mesfushori shqiptar nuk pranon të shqyrtojë alternativa jashtë Serie A, duke komplikuar negociatat me klubet e interesuara.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights