Lufta kundër informalitetit në tregun e punës shënoi rezultate gjatë vitit 2025, në të cilin Inspektorati i Punës rriti ndjeshëm praninë në terren, duke reflektuar një angazhim më të fortë për zbatimin e ligjit dhe garantimin e të drejtave në vendin e punës.
Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, gjatë vitit të shkuar janë vendosur 268 gjoba dhe mbi 64 milionë lekë masa ndëshkuese.
Po sipas raportit të Inspektoratit të Punës, janë inspektuar 9 532 subjekte, 8 086 nga t1% cilat mbi bazë risku.
Inspektorati bëri me dije se 70% e ankesave të trajtuara kanë përfunduar në favor të punëmarrësve, ndërsa është shënuar edhe një rritje e ndjeshme e paralajmërimeve me 132%, konkretisht 19 679 subjekte të këshilluara. Gjithashtu u morën 1 269 masa pezullimi ndaj subjekteve që shkelën legjislacionin e punës.
Sipas Inspektoratit të Punës, ky është një sinjal i qartë për ashpërsimin e kontrolleve dhe zbatimin e një politike me tolerancë zero ndaj shkeljeve.
Në fokus të punës së Inspektoratit mbeten garantimi i kushteve të denja të punës, rritja e sigurisë në vendin e punës dhe respektimi i të drejtave për çdo punonjës.
