Protesta

Katër persona janë arrestuar dhe tetë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me incidentet e ndodhura dje në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Mes të hetuarve në gjendje të lirë është edhe sekretari për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli.

Në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10.

Policia njoftoi se si pasojë e incidenteve kanë mbetur të dëmtuar edhe tre efektivë, por të cilët morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje”, njoftoi policia.

Kujtojmë se pas fjalimit të Berishës, protestuesit i vunë flakën pjesës së përparme të godinës së Këshillit të Ministrave duke hedhur shishe molotovi.

Më pas disa prej tubuesve hoqën një gardh metalik, ndërsa efektivët e policisë nuk lejuan qytetarët që të hyjnë në oborrin e kryeministrisë.

Incidenti më i rëndë u regjistrua kur një nga protestuesit u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së molotovit dhe lëndëve piroteknike.

Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Partia Demokratike zhvilloi dje, më 22 dhjetor, protestën kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights