Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.
Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit.
Protesta ka agravuar, ndërsa policia ka krijuar kordon sigurie.
Protesta ka agravuar pasi ata pretendojnë se policia ka tentuar që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku kreu i kësaj partia Adriatik Lapaj, po mbaj fjalim, me thirrje që Edi Rama të largohet.
Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
