640 0 bllako 565

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka kërkuar sot, 4 nëntor 2025, që Alqi Bllako të dënohet me 5 vite heqje lirie, për Inceneratorin e Tiranës.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti, trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm vendosi që të kthejë për rishqyrtim dosjen ndaj Bllakos dhe ai të gjykohej nga një tjetër trupë gjykuese, duke pranuar kështu ankimimin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Shkalla e Parë e shpalli fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, në dy raste.

Për këtë çështje, Bllako u mor i pandehur nga SPAK në nëntor të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka përfituar 119 mijë euro në mënyrë të parregullt.

Rasti i parë ka të bëjë me blerjen e një pajisjeje për biznesin e babait të tij, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një pagesë që ka kërkuar për një punonjës të Ministrisë së Mjedisit, në mënyrë që të vijonte punën dhe ta ndihmonte në procedurat koncesionare.

Prokuroria e Posaçme thotë se, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ai gjithashtu ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Mirel Zoton, që më pas rezultoi fitues i koncesionit.

Kujtojmë se Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights