Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e
inceneratorit të Tiranës ka reaguar Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa
Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan
se SPAK sekuestroi vetëm letra dhe se peshqit e mëdhenj janë ende duke notuar.
Postimi
i plotë:
SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës!
Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka.
SPAK ka sekustruar letra dhe rrethon skenën e krimit sepse asnjë tullë nuk u vu
për incenerator.
Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga
kuvendi, ne gjykatë përballe Mirel Mërtirit dhe më fund u morr një masë për
inceneratorin fantazëm.
Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë që i
japin çdo ditë inceneratorit që nuk ekziston!
Asgjë nuk do bëhej pa vullnetin dhe firmën e
Ramës dhe Veliajt.