Ulsi Manja po prezanton raportin e Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK mbi arrestimin e Belinda Ballukut. Në mbledhjen e grupit të PS ai u shpreh se imuniteti s’mund të jetë privilegj individual, por garanci procedural.
“Koha kur u bënë kallëzimet në vitin 2024, për shkelje të barazisë në tendera apo ankande, nuk përbën vepër penale korrupsioni. Më pas kemi një zhurmë të madhe që e ka vështirësuar këtë proces. Ne nuk jemi ndalur, pasi respektojmë plotësisht qëndrimin e mbrojtjes dhe besojmë te drejtësia. Në këtë pikë ne i qëndrojmë dhe respektojmë qëndrimin publik, por edhe atë të mbrojtjes së koleges sonë, Balluku.
Kemi bërë një kontroll kushtetues dhe parlamentar nëse kërkesa e SPAK është strikt proceduriale. Në Këshill kemi pasur diskutime. Nuk u arrit që të dilnim me një raport të përbashkët; opozita ka një qëndrim tjetër. Raporti i opozitës mbron tezën që Kuvendi të mos e vlerësojë masën e sigurisë.
Në vlerësimin tonë, si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën e Kushtetutës. Autorizimi është akt vullneti që mbart përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë që kërkohej nga SPAK, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Këtë e ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias.
Imuniteti procedural nuk mund të jetë privilegj personal, por garanci institucionale për mbrojtjen dhe funksionimin e lirë të Kuvendit. Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme. Ky rol i Kuvendit del qartësisht nëse i referohemi rastit të ndalimit në flagrancë të një deputeti. Kur ai kapet në kryerje e sipër të një krimi, apo menjëherë pas kryerjes së tij, drejtuesi i SPAK njofton Kuvendin. Kur konstatohet se nuk ka vend për procedim, vendoset heqja e masës. Pra, roli i Kuvendit për heqjen e imunitetit nuk është formal.”, tha ai.
Ulsi Manja: SPAK po heton lirish e nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit dhe ndjekjes penale, por kërkesa për zv e masës, kompetenca përfundimtare i takon seancës në Kuvend.
Pretendimet se Kuvendi duke u kujdesura të zbatojnë parimet e rëndësishme të demokracisë, pengon drejtësinë, nuk kanë baza ligjore por kanë natyrë politike.
Fakti që pritëm vendimin e GJK vërteton seriozitetin tonë.
Morëm në konsideratë vendimin e Kushtetueses që është tashmë në fuqi. SPAK ka vënë në lëvizje Kuvendit dhe kërkon zv e masës së sigurisë me arrest.
