Proda 1024x680

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi.

Gjatë takimit, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe UNHCR, në drejtim të adresimit të çështjeve që lidhen me migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe ndihmën për emigrantët, azilkërkuesit dhe personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se ky partneritet ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e aftësive të punonjësve të Policisë për të identifikuar dhe trajtuar me profesionalizëm rastet që lidhen me azilkërkuesit dhe grupet e ndjeshme. Kjo është arritur nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese që synojnë përmirësimin e qasjes ndaj standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, është ndërtuar një mekanizëm i fortë komunikimi dhe koordinimi ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e migracionit, duke përforcuar reagimin institucional dhe ndërinstitucional ndaj këtij fenomeni.

Palët diskutuan gjithashtu mbi hapat e mëtejshëm për thellimin e bashkëpunimit, duke qenë se migracioni mbetet një sfidë komplekse dhe dinamike që kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm.

Në përmbyllje, Drejtori i Përgjithshëm Proda rikonfirmoi angazhimin e Policisë së Shtetit për të vepruar në përputhje me ligjet kombëtare dhe detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare, me qëllim garantimin e të drejtave dhe trajtimin me dinjitet të çdo individi, pa asnjë dallim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights