Oficeri i karrierës Ilir Proda u betua sot si drejtor i policisë së shtetit
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u shpreh besimplotë se në drejtimin e Prodës hapet një kapitull i ri në rrugën e përpjekjet e organizatës së Policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht edhe në mendësinë institucionale.
Hoxha bëri të ditur se, ceremonia zyrtare do të zhvillohet në një moment të dytë pasi të ketë përfunduar i gjithë konkurrimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit sipas procedurave që janë hapur tashmë në zbatim të ligjit të ri të Policisë së Shtetit.
Në betimin e tij, Drejtori i ri i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u shpreh se, është i vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit.