Ilir Meta ka falënderuar kryesinë e Partisë së Lirisë për miratimin e kërkesës së tij për të kandiduar në listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit.
Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë. Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti.
Presidenti i Partisë së Lirisë theksoi se vendimi i tij për të krijuar LSI-në nuk kishte qëllim personal për t’u bërë deputet, por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin e Shqipërisë.
Është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.
Meta kishte një vend të sigurt në listën e koalicionit opozitar të drejtuar nga Sali Berisha, por pas refuzimit të tij, pritet që ky vend t’i kalojë Tedi Blushit.
Ky vendim vjen në një moment kritik për opozitën, e cila po përgatitet për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.