if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
640 0 1732041502x800 0 1730996078xmeta 973 473

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyu seancën për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Seanca nisi në orën 10:00, ndërsa Meta nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Në përfundim, u bë me dije se seanca u shty, pasi gjyqtari i çështjes sot, Erjon Bani, shpalli moskompetencë dhe aktet do t’i kalojnë gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u tha gazetarëve se sot mungonin edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

“Do të thotë që nuk është kompetencë e një gjyqtari tjetër për të gjykuar këtë çështje. Duhet të jetë patjetër gjyqtari i hetimit paraprak. Si detyrim ligjor duhet të jetë në seancë që të dëgjojë pretendimin e avokatëve. Kjo është arsyeja pse kemi shtyrë seancën. Nuk mundet që një gjyqtar tjetër të futet në një çështje”, tha Cakrani.

Ai shtoi më tej se mbrojtja e Metës kërkon që të zhvillohet një proces i “rregullt, me gjyqtarin që kanë ndjekur hetimet dhe prokurorët që e kanë hetuar”.

“Jemi në pritje, kur të kthehet nga pushtimet zoti Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural dhe ligji i Gjykatëqs së Lartë”, tha Cakrani.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Kujtojmë se Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights