900 0 1739357501xscreenshot 15

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur akuza të forta ndaj institucioneve të paraburgimit, duke pretenduar se është përballur me trajtim të padrejtë dhe shkelje të të drejtave të tij. Përmes një audiomesazhi të shpërndarë nga Partia e Lirisë, ai ka bërë publike detaje nga një incident që, sipas tij, përbën një akt të qartë abuzimi.

Meta pretendon se në mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte në qelinë e tij duke konsumuar ushqimin, është përballur me një kontroll të papritur dhe të pazakontë. Ai e përshkruan ngjarjen si një përpjekje për ta provokuar dhe për ta ndëshkuar në mënyrë të pajustifikuar.

“Sot në orën 09:20, ndërsa po haja mëngjes dhe po dëgjoja një fjalim që pretendonte për standarde europiane në drejtësi, papritur dera e qelisë sime u hap dhe më kërkuan të ndaloja ngrënien për t’iu nënshtruar një kontrolli të posaçëm. Më bënë një kontroll të imtësishëm fizik, ndërsa qelia u bastis për rreth 20 minuta, përfshirë frigoriferin, në një mënyrë që nuk kishte ndodhur më parë,” deklaron Meta në audiomesazhin e tij.

Ai e cilëson këtë akt si një tentativë për të ushtruar presion dhe për të cenuar dinjitetin e tij, duke theksuar se e gjithë kjo situatë përbën një shkelje të të drejtave të tij si i paraburgosur.

Denoncimi i Metës vjen në një kohë kur Partia e Lirisë ka intensifikuar akuzat ndaj institucioneve të drejtësisë, duke pretenduar se procesi ndaj liderit të saj është politikisht i motivuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights