Raportohet se Beqaj është paraqitur në spital me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë, ndërsa gjendja e tij vazhdon të mbetet e pastabilizuar.
Ilir Beqaj ndodhej prej më shumë se një viti në paraburgimin e Durrësit, ku po mbahet në kuadër të dosjes “SASPAC” që lidhet me abuzimin me donacionet e huaja në shëndetësi. Paralelisht, ai po përballet në gjykatë me një tjetër proces penal për çështjen e sterilizimit, për të cilën po gjykohet në procedurë të zakonshme.