Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura.
Aktualisht IKMT ka nisur shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës.
Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT bëri të ditur se “deri më tani janë evidentuar 66 ndërtime pa leje, ndërkohë që puna në terren po vazhdon”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.
IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.
