Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në mbështetje dhe bashkëpunim me strukturat e qeverisjes qendrore dhe Bashkinë Durrës, po kryen ndërhyrje për lirimin e kanaleve ujëmbledhëse, në funksion të masave për përballimin e rrezikut nga përmbytjet në disa zona të qytetit.
Sipas IKMT-së, ndërhyrjet në terren po kryhen me qëllim garantimin e rrjedhjes së lirë të ujërave dhe mbrojtjen e komunitetit nga efektet e reshjeve intensive.
IKMT thekson se puna do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës dhe se institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën në vazhdimësi për të siguruar parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.
