if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
523076103 1259699722867465 3834192755550300228 n 1024x576

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion inspektimi në gomisteritë e kryeqytetit, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe mbrojtjes së mjedisit nga ndotja.

“Për një qytet më të pastër dhe më të sigurt! Në kuadër të respektimit të kritereve ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ka nisur aksioni për inspektimin dhe paralajmërimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje nga gomat e përdorura.”- thuhet në një njoftim të IKMT-së, të bërë publik sot më 24 korrik, ku sqarohet gjithashtu se fokus i aksionit janë gomisteritë që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës, duke zënë hapësira publike, ndotur mjedisin dhe rrezikuar sigurinë e këmbësorëve.

Aksioni synon rikthimin e hapësirave të pastra, të lira dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights