Screenshot 2025 09 24 122458

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas për heqjen e strukturave të paligjshme.

Në këtë zonë ishin ngritur struktura njëkatëshe, të ndërtuara pa leje, të cilat përdoreshin për funksione të ndryshme shërbimi.

Përveç shkeljes së ligjit, këto ndërtime cenonin sigurinë aeroportuale, si dhe dëmtonin imazhin urbanistik të një prej portave kryesore të vendit.

IKMT bëri të ditur sot se “deri më tani janë prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje”.

IKMT thekson se ky operacion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, me qëllim rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë në territor, si dhe përmirësimin estetik dhe funksional të hapësirës përreth aeroportit.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

Nisma e qeverisë parashikon që ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights