660523799 1484824800354955 7041138080923201033 n 696x464

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin.

Inspektimi është përqendruar veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, për shkak të numrit të lartë të lejeve në zbatim.

Gjatë fazës së dytë të rikontrollit në kantieret e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, janë kryer riverifikime në 132 objekte ndërtimi.

IKMT bën me dije se në 22 raste është konstatuar mungesë reflektimi dhe moszbatim i masave të kërkuara, si dhe mospërputhje me kërkesat ligjore.

IKMT ka proceduar këto subjekte në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, i cili përcakton ndëshkimin me gjobë, masa e së cilës varet nga natyra e shkeljes së konstatuar.

Procesi i kontrollit, në bashkëpunim me IMT-të vendore dhe AZHT-në, vijon në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore në fushën e ndërtimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights