Mësohet se viktima është Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere në lokalin ku ndodhja ngjarja mbrëmjen e kësaj të diele.

Ndërkaq, të plagosurit janë: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.

Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare Rea. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në orën 21:05, ku  mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Mësohet se autoët kanë qëlluar në drejtim të lokalit, teksa po lëviznin me një motor. Për kapjen e tyre, janë ngritur pika kontrolli edhe në Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Lokali ku ndodhi ngjarja, rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

Këtij të fundit, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”, por mbrëmjen e djeshme, ai nuk është gjendur në banesë nga forcat e policisë. Efektivët po kryejnë verifikimet nëse ka shkuar në spital.

Pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen në makinë dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë.

Murataj ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights