Ministrja e Ekonomisë, Dalina Ibrahimaj në një dalje për mediat tregoi detaje nga vendimet e marra në Këshillin e Ministrave. Ajo foli për një bord për shqyrtimin e kërkesave të investimeve të huaja për sektorët kritikë. Ajo tha se u miratua sot një akt për mbështetjen për ndërmarrjen, një fond prej 100 milion eurosh i akorduar për AIDA.
Pas anëtarësimit të vendit në BE, bordi do të shqyrtojë kërkesat në të gjithë sektorët. Një portofol prej 100 mln euro që do të akordohet për AIDA-n”, tha ajo.
