Pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte ministrja e ekonomisë
dhe e financave Delina Ibrahimaj është
shprehur se duke filluar nga java e ardhshme të gjithë do të marrin shtesat e
premtuara të pagës.
Ibrahimaj
është shprehur se do të jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërsa
duke filluar muajin e ardhshëm do të merren pagat e reja.
“Prej
gjithë këtij muaji ne kemi diskutuar për zbardhjen e vendimeve për pagat ato
janë gati dhe javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat
për muajin maj dhe prill”, ka thënë ministrja.
Ndërkohë ministrja tha se tashme Shqipëria e ka emëtuar eurobondin me vlerë
600 milionë euro.
Për
eurobondin Shqipëria ka emëtuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro, kuponi
ishte 5.9% ku pati një kërkesë të lartë për eurobondin, mbi dyfishin e vlerës
së pranuar, ku tregon se investitorët
kanë interes në Shqipëri dhe ekonomia shqiptare është duke u rritur me hapa të
qendrueshëm. Pati një kërkesë të lartë me dyfishin e vlerës së pranuar. Sa i
përket normës së interes që ishte më e lartë se eurobondi i emëtuar, kjo vjen
si pasojë e kushteve të shtrënguara si pasojë e kushteve për shkak të luftës në
Ukrainë. Normat e interet në të gjithë botën janë rritur”, ka thënë ajo.