Policia
e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili vodhi në banesën e babait të
tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm
floriri.Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.S, i cili u arrestua në operacionin policor të koduar “Kasaforta”.
Një
33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur në banesën e
babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, ne kryeqytet.
Sipas të dhënave
nga policia H Skana teksa nuk ka konsatuar kasafortën në vendin e saj ka
lajmeruan policinë por hetimet kanë
zbuluar se në banesën në fjale nuk kishte prishur apo thyer ndonje send kjo ka
shtyrë dyshimet se ngjarja mund të ishte realizuar brenda familjes.
Pikërisht
pjesë e hetimeve të policisë u bë dhe djali i cili u mbajt në vezhgim nga
unfiromat blu.
Pas përgjimeve
dhe vëzhgimeve është bërë marrja në
pyetje e tij, ku pavarsisht se në fillim e ka mohuar ai e pranoi autorësinë e
krimit.
Pas deshmisë
ai I ka treguar policisë se vjedhjen në banesëen e babait të tij e ka kryer i
vetëm dhe këtë veprim e ka bërë me preteksin se kishte disa borxhe.
Pas deshmisë
së 33 vjecarit ai ka treguar dhe vendin ku kishte lënë kasafortën ku u gjeten
vetëm një shume e parave
Sipas
deshmisë së kryefamiljarit në kasaforte ishin 27 200 euro, 11 000 paund, 910
000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.