Policia e ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh, motorësh dhe targash.
Në pranga ka rënë M.H, i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Kuçovës. 48-vjeçari ishte në kërkim nga blutë, pasi akuzohet për të paktën 20 vjedhje targash e mjetesh të ndryshme.
Targat ai i mbulonte ose i modifikonte, duke u munduar që të shmangte kontrolleve policore, si në një rast, ku shkronjën e fundit të targës së motorit, me të cilin u kap, nga R e ka kthyer në P.
Në momentin që ai është kapur. ka dhënë dëshmi kontradiktore duke thënë se motorin e kishte blerë te personat e tjerë, por nuk ka pranuar faktin se ishte i vjedhur. Policia ka nisur hetimet për të parë nëse mjetet e vjedhura janë përdorur apo jo në krime të ndryshme. M.H rezulton i dënuar edhe më përpara për krime të ndryshme.