Zbardhen detaje të rënda në lidhje me vdekjen e 45-vjecarit Eduard Çarçani, i cili u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese në fshatin Plasë të bashkisë Maliq.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht teksa ka tentuar të kalojë murin.
Shtëpia ku u gjet i pajetë mësohet se ishte e pabanuar. I zoti e kishte lënë në kujdestari të një të afërmi.
Sakaq, banorët e zonës pohojnë se viktima nuk ishte problematik, por kishte qejf alkoolin.
“Ne tani e morëm vesh. Ishte djalë i mirë, në hallet e veta.
Ai nuk merrej me gjë. Pinte raki, ikte xhiro.”, tha një banor.
