Spak

Arrestohet në Amerikën Latine shtetasi V.P., anëtar i një grupi të fuqishëm të drogës në Shqipëri.

Ai ishte në kërkim nga SPAK, lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020.

Ai akuzohet për trafik të narkotikëve, kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Njihej nga anëtarët e grupit me nofkat “Zhuu” dhe “Zhurma”.

Në dosjen e SPAK, 40-vjeçari shfaqet duke komunikuar për transportimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së. Ai, në disa raste, komunikon me kreun e grupit kriminal për të kërkuar kokainë në kilogramë të ndryshëm, por edhe diskuton për paratë që Pepa i sillte në Shqipëri.

Kreu i grupit i jepte kokainën 40-vjeçarit, dhe ai i dërgonte paratë në Shqipëri, te i vëllai i pronarit. Anëtari i dërgonte paratë te vëllai i kreut të grupit kriminal, nëpërmjet vëllait të tij, D.P.

Nga këqyrja e aplikacionit Sky ECC evidentohet se janë të paktën 40 episode, në të cilat janë transferuar shuma monetare me një vlerë të përafërt prej 6 milionë eurosh cash. Kjo është kryer nga 40-vjeçari, i cili ka bashkëpunuar me persona të tjerë për t’i sjellë në Shqipëri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights