Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një punonjës i policisë së burgjeve është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas asaj që bën të ditur policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme në rrugën “Shefqet Musarai”.
“Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.